Asgjësohen 4000 rrënjë kanabis në Librazhd

Kronikë e zezë

Asgjësohen 4000 rrënjë kanabis në Librazhd

Më: 29 maj 2015 Në ora: 09:47

LIBRAZHD - Policia e Elbasanit asgjësoi 4000 rrënjë kanabis sativa. Bimët narkotike u zbuluan në vendin e quajtur “Bregu i Plepit”, në Stravaj të Librazhdit.

Lënda narkotike mësohet se ishte mbjellë në gjashtë parcela. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për gjetjen dhe arrestimin e kultivuesve të bimëve narkotike.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat