Përdhunim si tek “50 Hijet e Greit”. 68 vjeçari hiqej si model seksi

Kronikë e zezë

Përdhunim si tek “50 Hijet e Greit”. 68 vjeçari hiqej si model seksi

Më: 28 maj 2015 Në ora: 20:29

Fantazia në interent nuk ka kufij.

Një burrë 68-vjeçar po përballet me akuza për përdhunim “surprizë”, pasi dyshohet se duke përdorur një foto të rreme profili në internet joshte gratë, duke bërë seks me to sipas skenarit të “50 Hijet e Greit”.

Ai përdorte në internet foton e një modeli reklamash, ndërsa u ofronte femrave seks me sy të lidhur në errësirë.

Mirror raporton se policia në Nicë ka arrestuar burrin pas një ankese nga një grua me emrin Sylvie, e cili tha se kishte rënë dakord që të kishte marrëdhënie seksuale me njeriun në një dhomë të errët, ndërsa kishte lidhur sytë. Ajo u shoku kur ndezi dritën dhe pa një burrë të thinjur rreth të 70-ave.

“Ishte një burrë i thinjur, rreth të 65, i cili ishte mjaft i rrudhosur dhe mbante syze. Mbeta e neveritur”, ka pohuar gruaja.

Policia kishte marrë tre ankesa të ngjashme nga gra të tjera, të cilat pohojnë se janë mashtruar duke shkuar në takim për seks me sytë e lidhur.

Ato në fakt besonin se po shkonin tek modeli biond me sy bojqielli, por në fakt po bënin seks me thinjoshin 68 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat