Ky është italiani që kreu vrasjen e trefishtë në Tiranë

Kronikë e zezë

Ky është italiani që kreu vrasjen e trefishtë në Tiranë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 17:12

Prishja e pazareve te drogës dhe një vrasje e ndodhur në Holandë para një muaji dyshohet se janë shkaqet e përplasjes me armë mes bandave, ngjarje kjo e ndodhur pasditen e së mërkurës në Bulevardin Zogu i Parë në kryeqytet. Tre persona humbën jetën dhe 3 të tjerë u arrestuan
A1 Report siguron fotot e viktimave, ndërkaq është zbardhur nga policia dhe dinamika e ngjarjes. Por te reja te tjera te bujshme dalin nje dite pas masakres. Italiani Salvatore Letizia, 34 vjec nga Napoli, me disa precedente penale ne Itali per trafik armesh dhe trafik droge, rezulton qe ne Tirane te kete mbrritur me misionin e vrasesit me pagese.

Burimet prane policise per Shqiptarja.com bejnë te ditur se Letizia ka mberritur po të merkurën, 27 maj në Rinas, 8 orë para masakrës, duke fluturuar nga Roma me avionin e ores 11:23 minuta.

Te dhena te tjera interesante nga grupi hetimor deshmojne se masakra e djeshme eshte planifikuar prej muajit prill dhe ne shenjester ishte vene Mentor Lufi, por ngjarjet shkuan pak ndryshe. Letizia, i kontraktuar nga Besnik Sulku, kishte ardhur qe prilli 5 here ne Tirane. Ata kane mbajtur ne survejim levizjet e Mentor Lufit dhe te merkuren, ne Bulevardin Zogu i Pare, kane synuar te bejne ekzekutimin.

Në foton e siguruar nga A1 Report dallohen edhe dëmtimet e marra nag përplasja me makinë nga dy nipërit e Mentor Lufit (Doçi).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat