Arrestohen dy hajna në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohen dy hajna në Ferizaj

Më: 28 maj 2015 Në ora: 14:53

Kanë përfunduar prapa grilave personat që dyshohen se kanë kryer një seri të vjedhjeve të rënda në disa lokalitete të Ferizajt

Burime policore kanë bërë të ditur se të dyshuarit, S.T, 24 vjeç dhe A.TH, 20 vjeç, kanë kryer vjedhje në shkollën e fshatit Surçinë dhe në dy shtëpi në fshatrat Lloshkobare dhe Prelez i Jerlive.

"Pas një pune të suksesshme operative, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjeve të rënda. Gjatë kontrollimeve në lokacione të ndryshme të të dyshuarve, hetuesit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar gjërat të vjedhura, si, një gjenerator të tipit ‘ Honda ‘, një tv plazma e tipit ‘ Samsung ‘ , një TV Plazma e tipit ‘ LG’, një laptop dhe një zmadhues zëri", ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi.

Bëhet e ditur se prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt ndaj dy të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat