Ja tre viktimat! Fotot shokuese nga masakra në Tiranë

Kronikë e zezë

Ja tre viktimat! Fotot shokuese nga masakra në Tiranë

Më: 27 maj 2015 Në ora: 20:34

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Tre persona raportohen si të vdekur nga një përplasje me armë në mes të Tiranës.

Ngjarja ndodhi në Bulevardin Zogu 1.

Raportohet se viktimat janë Mentor Lufi, Besnik Sulku dhe Gerti Goxha.

Sipas burimeve, viktimat janë pronari i një lokali dhe dy persona që e shoqëronin. Dy prej tyre mbetën të vdekur në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital nga plagët e marra, bëjnë të ditur burimet.

Ndërkohë, dy autorët e ngjarjes janë arrestuar nga policia fare pak minuta pas kryerjes së krimit. Si viktimat edhe autorët rezultojnë persona me preçedentë penalë dhe motiv i vrasjeve dyshohet të jetë larja e hesapeve për pazare trafiqesh të prishura jashtë kufijve të Shqipërisë.

Të dyja palët janë me origjinë nga qarku i Dibrës.

Ndërkohë, forcat e policisë në vendin e ngjarjes kanë shoqëruar dhjetëra persona. Nga dëshmitë paraprake të mbledhura rezulton se fillimisht mes palëve është debatuar dhe më pas janë nxjerrë armët.

Ngjarja e rëndë në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit ka bërë që në vendngjarje të shkojë personalisht drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.



Hakmarrje për vëllanë, 3 të vrarë

Një përplasje mes grupesh të armatosura shkaktoi panik në zonën e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Pronari i një lokali dhe dy nipat e tij që e shoqëronin, u gjendën nën breshërinë armëve të zjarrit të atentatorit Besnik Sulku.

Sipas policisë, Sulku mendohet të jetë autori i vrasjes së Mentor Lufit dhe nipit të tij Gerti Goxhaj. Por atentatori u vra nga nipi tjetër i Mentor Lufit, i cili e ndoqi nga pas vrasësin e dajës së tij dhe e ekzekutoi.

Pasi mori informacionin për vrasjet policia e kryeqytetit rrethoi zonën dhe arriti të arrestojë pesë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, dy prej të cilëve mendohet të kenë marrë pjesë në shkëmbimin e zjarrit, ndërsa tre të tjerë kanë qenë përkrahës në krim. Mes të ndaluarve është edhe një shtetas italian, i cili shoqërohej me atentatorin e vdekur Sulku. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat është i përfshirë shtetasi italian.

Mentor Lufi dhe dy nipat e tij ishin duke pirë kafe në një lokal afër vendit të ngjarjes. Sapo janë drejtuar në automjetin e tyre, janë afruar ekzekutorët.

Kjo ishte hera e dytë brenda pak muajve që ata e sulmonin Lufin. Pak kohë më parë e kishin plagosur, ndaj ky i fundit shoqërohej me të afërm të armatosur, njëri prej të cilëve arriti dhe të vrasë atentatorin kryesor, Besnik Sulku, por vetëm pasi ky i fundit kishte qëlluar më parë për vdekje Lufin dhe Besnik Goxhajn.

Sipas policisë, viktimat dhe personat që janë ndaluar si autorë të dyshuar të ngjarjes janë me precedentë të rëndë penalë. Dyshimi kryesor bie mbi trafiqe të jashtëligjshme jashtë kufijve të Shqipërisë.

Krimi, sipas policisë, është i eksportuar në Tiranë. Viktimat janë me origjinë nga Qarku i Dibrës. Dyshohet se konflikti i tyre ka ndodhur disa vite më parë në Holandë, në një trafik të dyshuar lëndësh narkotike, si edhe për pazare të prishura në këtë trafik.





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat