Përplasje me armë në Mat, plagoset një efektiv i SHKB-së

Kronikë e zezë

Përplasje me armë në Mat, plagoset një efektiv i SHKB-së

Më: 27 maj 2015 Në ora: 18:02

Dy persona u plagosën pasditen e së mërkurës në komunën Baz të Matit, pas një përplasjeje me armë zjarri.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, njëri nga të plagosurit është një punonjës i SHKB-së. Ai është Ledjon Permarku nga Rrësheni i cili ishte në Baz tek të afërm të tij, ndërsa i plagosuri tjetër është Vislon Dobraku nga Dibra banues në Tiranë.

Deri në këto momente nuk dihen arsyet dhe rrethanat e ngjarjes , ndërsa policia po punon për ta zbardhur atë. Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet me helikopter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat