Arrestohet shpërndarësi i drogës në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohet shpërndarësi i drogës në Prizren

Më: 27 maj 2015 Në ora: 14:43

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, Policia e Kosovës ka arrestuar sot L.V., nga Komuna e Prizrenit, i dyshuar për veprën penale nga neni 273 të KPK-së, blerje, posedimi, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është i njohur edhe më parë për kryerjen e veprave të ngjashme penale.

Ndaj të njëjtit person është lëshuar urdhër arrest që nga muaji mars i këtij viti, ndërsa, kërkohet nga organet që nga muaji tetor i vitit 2014.

Gjatë bastisjes së sotshme, Policia ka konfiskuar disa aparate telefonike të cilët janë përdorur nga i dyshuari. Po ashtu, Policia ka gjetur një sasi prej 142,3 gramë heroinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat