Tiranë, ‘Tallava 2015’, tre në pranga për shfrytëzim prostitucioni

Kronikë e zezë

Tiranë, ‘Tallava 2015’, tre në pranga për shfrytëzim prostitucioni

Më: 25 maj 2015 Në ora: 20:51

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Arrestimi i F. Xhemalit, Ilir Perajt dhe Anila Moravës është bërë në kuadër të operacionit të koduar ‘Tallava 2015’.

Ndërkohë që ka nisur procedimi në gjendje të lirë për të miturin me iniciale A.D. Këta shtetas akuzohen për mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostitucioni. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të Ilir Perajt janë gjetur disa balerina që shkonin me klientë të lokalit kundrejt pagesës.

Gjithashtu, në këtë lokal është gjetur e mitura me inicialet F.Gj, e cila rezultonte person në kërkim pasi ishte larguar nga banesa disa ditë më parë. Dyshohet se kjo shtetase është shfrytëzuar për prostitucion në këto ambiente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat