​Vërmicë: Kapet sasi e konsiderueshme e produkteve mjekësore me bazë bimore

Kronikë e zezë

​Vërmicë: Kapet sasi e konsiderueshme e produkteve mjekësore me bazë bimore

Më: 25 maj 2015 Në ora: 16:37

Oficerët e Doganës në Vërmicë dje rreth orës 19:00 kanë ndalur për kontrolle një veturë me targa të Kosovës e cila është drejtohej nga një shtetas Kosovar, e ku janë zbuluar sasi të konsiderueshme të produkteve mjekësore me bazë bimore, njoftoi Dogana e Kosovës.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganorë kanë shfaqur dyshimet tek një automjet, ku pas ndalesës për kontroll, i pyetur nga oficeri doganor nëse ka diçka për të deklaruar drejtuesi i automjetit është përgjigjur negativisht. Automjeti i njëjte është dërguar për kontroll të vijës se dytë, ku gjatë kontrollit janë gjetur mallra të fshehura në pjesë të ndryshme, si në bagazh, në rrota rezervë dhe në hapësira tjera. Mallrat e padeklaruara kanë qenë produkte te ndryshme çaji, vajrash, kremrash etj., të gjitha me bazë bimore.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar sepse personi ka kryer kundërvajtje sipas nenit përkatës të Kodit të Doganës dhe Akcizës, kurse rasti është dërguar në kundërvajtje, thuhet në njoftimin e Doganës./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat