Tentoi të përdhunojë në banesë 25-vjeçaren, shpallet në kërkim i akuzuari

Kronikë e zezë

Tentoi të përdhunojë në banesë 25-vjeçaren, shpallet në kërkim i akuzuari

Më: 25 maj 2015 Në ora: 13:27

Futet në banesën e 25-vjeçares për ta përdhunuar, policia shpall në kërkim agresorin. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ku shtetasi M.B., 38 vjeç, banues në Rrajcë të Librazhdit ka shkuar në banesën e shtetases B.H,25 vjeç që ndodhet në Pogradec.

E reja ka qenë e vetme në shtëpi dhe 38-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Vajza e denoncoi rastin në polici dhe menjëherë pas marrjes së kallëzimit, policia e shpalli në kërkim të akuzuarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat