Qëllohet për vdekje një shqiptar nga Kosova në Vjenë, një tjetër plagoset

Kronikë e zezë

Qëllohet për vdekje një shqiptar nga Kosova në Vjenë, një tjetër plagoset

Më: 25 maj 2015 Në ora: 13:11

Mbrëmjen e së dielës në Vjenë nga të shtënat me armë zjarri janë qëlluar dy shqiptarë nga Kosova dhe një udhëtare rasti.

Njëri ndër shqiptarët, 28 vjeçari nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe pas intervenimit emergjent ka vdekur, ndërsa vëllai i tij, 25 vjeçar gjendet në gjendje kritike.

Autori i vrasjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rastit.

Të dy vëllezërit kishin bërë kërkesë për azil në Austri, por nuk figuronin askund me vendbanim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat