Ja fotot e 32 vjeçares që mbyti gjyshen, fajëson të dashurin si autor

Kronikë e zezë

Ja fotot e 32 vjeçares që mbyti gjyshen, fajëson të dashurin si autor

Më: 25 maj 2015 Në ora: 09:50

Lidhur me ngjarjen e rëndë për të cilën 32 vjeçarja mbyti gjyshen për florinjtë, ajo është rrëfyer në polici se këtë akt të rëndë e ka kryer i dashuri i saj.

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë bashkëpunuar prej tre muajsh me metoda speciale të hetimit, duke vënë në përgjim dy të dyshuarit.

Ndërhyrja është kryer në momentin që kishte prova të mjaftueshme. Burime nga Prokuroria e Shkodrës kanë bërë me dije se çifti i të arrestuarve, Xhoana Hila dhe bashkëjetuesi i saj pesë vite më i vogël, Erando Qatipi, fillimisht kanë tentuar të mohojnë krimin, shkruan "Panorama".

32 vjeçarja ka pranuar se kishte dijeni për krimin, por ajo i'a ka adresuar autorësinë të dashurit të saj. E arrestuara ka pretenduar se bashkëjetuesi i saj ka pasur sherr me gjyshen dhe në një moment e ka qëlluar dhe pastaj e ka mbytur.

Vajza ka pretenduar më tej se ajo ka shkuar në dhomë në kohën kur gjyshja e saj kishte vdekur. Ajo ka mohuar të këtë bashkëpunuar në krim dhe se qëllimi i vrasjes të ketë qënë grabitja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat