Tiranë, grabitet me armë zjarri argjendaria

Kronikë e zezë

Tiranë, grabitet me armë zjarri argjendaria

Më: 24 maj 2015 Në ora: 19:22

Grabitet me armë zjarri argjendaria në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme pranë zonës “Shkolla e Bashkuar” .

Burimet bëjnë me dije se një person i maskuar është futur në ambientet e kazinosë dhe nën kërcënimin e armës dyshohet se ka marrë një sasi të konsiderueshme parash. Për të frikësuar pronarin e argjendarisë, grabitësi ka qëlluar në ajër.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie. Ata kanë marrë në pyetje pronarin e argjendarisë. Ky i fundit nuk ka qenë në gjendje që ta identifikoje pasi autori i krimit ishte i maskuar.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka siguruar kamerat e bizneseve pranë argjendarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat