Dëshmia e mbesës që akuzohet se vrau gjyshen për florinjtë: E mbyti i dashuri, unë isha në dhomën tjetër

Kronikë e zezë

Dëshmia e mbesës që akuzohet se vrau gjyshen për florinjtë: E mbyti i dashuri, unë isha në dhomën tjetër

Më: 24 maj 2015 Në ora: 17:33

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë bashkëpunuar prej tre muajsh me metoda speciale të hetimit, duke vënë në përgjim dy të dyshuarit. Ndërhyrja është kryer në momentin që kishte prova të mjaftueshme për t’iu adresuar atyre dyshimet e kryerjes së këtij krimi të rëndë.

Burime nga Prokuroria e Shkodrës bënë të ditur se çifti i të arrestuarve, Xhoana Hila dhe bashkë- jetuesi i saj pesë vite më i vogël, Erando Qatipi, fillimisht kanë tentuar të mohojnë krimin. Ata kanë deponuar se nuk kishin dijeni për krimin dhe se e moshuara kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Por alibia e tyre është rrëzuar kur janë përballur me provat e mbledhura nga organi i Akuzës, që kishin të bënin me përgjimet në forma të ndryshme, ku mes të tjerash ata kanë diskutuar edhe në lidhje me krimin që kishin kryer në bashkëpunim.

Sipas burimeve, e gjendur përballë këtyre fakteve, 32-vjeçarja ka pranuar se kishte dijeni për krimin, por ajo ia ka adresuar autorësinë të dashurit të saj. Ajo ka dhënë shpjegime para prokurorit të çështjes për mënyrën si ka ndodhur krimi. Mësohet se Xhoana Hila ka pohuar se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në dhomën e gjyshes, pas një sherri që ajo ka pasur me bashkëjetuesin e saj, Erando Qatipi.

E arrestuara ka pretenduar se bashkëjetuesi i saj ka pasur sherr me gjyshen dhe në një moment e ka qëlluar dhe pastaj e ka mbytur. Vajza ka pretenduar më tej se ajo ka shkuar në dhomë në kohën kur gjyshja e saj kishte vdekur. Por ajo ka mohuar të ketë bashkëpunuar në krim dhe se qëllimi i vrasjes të ketë qenë grabitja.

Ndërkaq, dëshmia e të riut ende nuk është bërë e ditur, pasi sipas të dhënave ai ka heshtur dhe nuk ka pranuar të jetë bashkëpunues me hetimorët. Pavar- ësisht dëshmisë së dhënë nga e reja, dyshohet që ajo të ketë bashkëpunuar në krim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat