Policia e Ohrit e gjen qytetarin e Kosovës të shpallur të zhdukur

Kronikë e zezë

Policia e Ohrit e gjen qytetarin e Kosovës të shpallur të zhdukur

Më: 24 maj 2015 Në ora: 17:11

Pas shpalljes së zhdukjes së një personi 30 vjeçar nga Kosova, i cili sipas babait të tij është zhdukur pa gjurmë para dy ditësh-më 22 maj, pas kërkimeve intensive nga ana e policisë në Ohër, personi në fjalë me inicialet A.B. (30) është zbuluar në afërsi të portit të Ohrit.

Pjestarët e policisë nga Ohri e kanë legjitimuar dhe më pastaj është bërë edhe një bisedë informative dhe është konstatuar se bëhet fjalë për personin e shpallur si të zhdukur që në mëngjesin e datës 22 maj, kur ka dalë nga shtëpia-banesa ku ishin sistemuar së bashku me babain e tij I.B (65).

Pas bisedës informative nga shërbimet operative të SPB-së në Ohër, A.B. i është dorëzuar babait të tij.

Nga SPB në Ohër bëjnë të ditur se personat në fjalë, babë e bir kanë hyrë dhe kanë qëndruar në Maqedoni në mënyrë legale dhe nuk kanë bërë asnjë shkelje të dispozitave të lëvizjes dhe qarkullimit të shtetasve të huaj në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat