Arrestohen 3 grabitësit e bankës te “Rruga e Kavajës”

Kronikë e zezë

Arrestohen 3 grabitësit e bankës te “Rruga e Kavajës”

Më: 23 maj 2015 Në ora: 15:51

Policia ka arrestuar 3 gabitësit e dyshuar të një banke të nivelit të dytë tek Rruga e Kavajës. Autoeët e dyshuar u arrestuan 3 ditë pas grabitjes.

Sipas policise grabitësit e arrestuar jane Kristi Sulollari, Kristi Kajo dhe Rei Cenolli.

Si ndodhi grabitja

Filiali i bankës së nivelit të dytë, që ndodhej në rrugën e “Kavajës”, u grabit mesditën e 20 majit, teksa ishte duke kryer iventarizimin.

Sipas të dhënave, mësohet se , kanë vepruar dy persona të armatosur dhe me maska për të finalizuar planin e tyre, i cili ka nisur më goditjen që i është bërë rojes së filialit.

Nuk dihet ende zyrtarisht shuma e grabitur, por të dhënat e para nga grupi hetimor pohojnë se shuma grabitur mund të jetë afërsisht rreth 5 milionë lekë të vjetra.

Pas grabitjes, dy të rinjtë dyshohen se janë larguar ndërmjet pallateve në drejtim të rrugës së “Myslym Shyri”, teksa nuk përjashtohet mundësia që personat e armatosur të jenë përkrahur nga individe të tjerë, të cilët kanë bërë të mundur largimin e tyre vendgjarja.

Uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa kanë shoqëruar për në drejtorinë e policisë së kryeqytetit të gjithë personelin e bankës për të pasur të qartë të gjithë skenën e ngjarjes dhe për të ngritur dyshimet mbi autorët e mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat