Një kujdestar i trafikut të një shkolle, John Doyle (79 vjeç), mbeti me brinjë të thyera, pasi u rrah nga një drejtues i zemëruar makine.
I moshuari po kujdesej për kalimin e sigurt të rrugës të nxënësve 12-vjeçarë, kur biznesmeni shqiptar, Genti Rrustemi (45 vjeç), drejtoi makinën për në vendkalim, pa e ngadalësuar atë.
Ai ka rrahur kujdestarin e moshuar të trafikut, vetëm pse ai i ka kërkuar llogari që nuk ndaloi makinën.
Rrustemi i shpëtoi burgut, pasi kishte pranuar fajësinë.
Atij iu caktua një burgim i pezulluar gjashtë muajsh dhe viktimën do ta kompensojë me 2000 euro. Ai do të bëjë 200 orë pune pa pagesë dhe i është ndaluar drejtimi i makinës nëpër rrugët e Britanisë për 12 muaj.