Policia arreston personat e dënuar nga gjykata

Kronikë e zezë

Policia arreston personat e dënuar nga gjykata

Më: 22 maj 2015 Në ora: 16:13

Në kuadër të realizimittë urdhëresave të Gjykatës Themelore, njësitet policore të stacioneve tëDrejtorisë Rajonale në Ferizaj,kanë arrestuar 93persona, të dënuar nga Gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

"Pas kompletimit të dokumentacionit dhe verifikimeve nga anae Gjykatës kompetente, 4 persona të cilët ishin në kërkim,janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa 47 persona të tjerë pas pagesës së kryer janë liruar", ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë së Ferizajt, Agim Gashi.

Policia Rajonale e Ferizajt, njëherësh ka apeluartek qytetarët,të cilët kanë pranuar vendime ekzekutivenga Gjykatat kompetente, që në afat sa më të shkurtë ti shlyejnë obligimet e tyre, në të kundërten policia është e detyruar që të veproj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat