Kërkohej prej 2 ditësh, 16-vjeçarja nga Delvina kapet në kufi me Greqinë

Kronikë e zezë

Kërkohej prej 2 ditësh, 16-vjeçarja nga Delvina kapet në kufi me Greqinë

Më: 21 maj 2015 Në ora: 20:21

Një 16-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur pas denoncimit nga babai i saj dy ditë më parë është ndaluar nga efektivët e pikës kufitare me Greqinë në Qafë- Botë.
Mësohet se 16-vjeçarja ishte nisur për në shkollë mëngjesin e martës, ditën në cilën familjarët e saj humbën kontaktet me të.

Sipas familjarëve 16-vjeçarja kishte dalë në orën 07:00 për t’u nisur për në shkollë, por nuk kishte shkuar atje. Ka qenë pikërisht babai i saj që i alarmuar ka bërë edhe denoncimin në polici.

Burime nga policia, bëjnë me dije se 16-vjeçarja ishte bashkë me tre persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në komisariat për verifikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat