Shpërthim në lokalin e natës në Sarandë

Kronikë e zezë

Shpërthim në lokalin e natës në Sarandë

Më: 21 maj 2015 Në ora: 17:24

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në afërsi të portit në qytetin e Sarandës, këtë pasdite. Nga informacionet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali nate.

Raportohet se lokali ishte i mbyllur në momentin e shpërthimit, për këtë arsye nuk janë regjistruar viktima, por vetëm dëme të shumta materiale.

Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pas shuarjes së flakëve, pritet të nisin hetimet lidhur me ngjarjen.

Shpërthimi është dëgjuar në një rreze të gjerë të qytetit, ndërsa dyshohet se është përdorur lëndë eksplozive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat