Arrestohen dy djemtë e Rrapush Xhaferrit

Kronikë e zezë

Arrestohen dy djemtë e Rrapush Xhaferrit

Më: 21 maj 2015 Në ora: 10:49

Arrestohen në Tiranë dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, ish-bosit të firmave piramidale. Policia ka vënë në pranga Përparim dhe Pëllumb Xhaferrin, të akyzuar për “vjedhje me anë të mashtrimit” dhe “krijim të firmave piramidale”.

Për këto akuza dy djemtë e ish-bosit të firmave piramidale janë dënuar me 9 dhe 10 vite burg dhe ishin në kërkim prej disa vitesh.

Gjykata e Tiranës pushoi disa vite më parë gjyqin ndaj Rrapush Xhaferrit për shkak të vdekjes së tij. Ndërsa tre djemtë e tij u dënuan në total me 28 vjet burg, por vetëm Asllan Xhaferri kreu dënimin e tij, ndërsa në 2014 iu drejtua Gjykatës së Lartë Borxhet për rekurs, duke deklaruar se nuk ka mundësi të paguaj 12 milion dollar detyrime ndaj qytetarëve shqiptarë.

Rrapush Xhaferri u shpall debitor pas vdekjes per shumen 1 miliardë e 227 milionë lekëve dhe ky detyrim qindra milionesh, ligjerisht duhet te kthehet nga trashegimtaret e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat