Arrestohet studentja, tentoi të helmonte shoqet e dhomës

Kronikë e zezë

Arrestohet studentja, tentoi të helmonte shoqet e dhomës

Më: 7 maj 2015 Në ora: 08:49

Ju që mendoni se shoqja juaj e dhomës është e keqe duhet të njiheni me 22-vjeçaren Hayley King. Një studente në Universitetin e Karolinës, u kap nga kamerat duke hedhur helm në ushqimin e dy shoqeve të dhomës, raporton “New York Daily News”.

Debatet e shumta me koleget e dhomës e kanë acaruar deri në atë pikë saqë e tërbuar nga inati ajo ka kryer një veprim, për të cilën po përballet me drejtësinë.

Sipas policisë vendase, 22 vjeçarja Haley King, është kapur në filmimet e kamerës së datës 4 shkurt 2015, duke hedhur solucion për larjen e xhamave në ushqimet e shoqeve të apartamentit që ndajnë bashkë në kampin e shkollës.

Shoqet e dhomës informuan autoritetet e Departamentit të Policisë së Columbia-s se kishin vënë kamera në dhomë, sepse ishin të frikësuara pas disa grindjeve që kishin pasur me të.

Pas filmimeve, policia arrestoi menjëherë studenten Hayley King. Nëse dënohet nën akuzën e helmimit me dashje, King rrezikon deri në 20 vjet në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat