Kacafytje mes 1-shaven (Video)

Kronikë e zezë

Kacafytje mes 1-shaven (Video)

Më: 6 maj 2015 Në ora: 14:13

Dy taksistë ilegal janë përleshur njëri me tjetrin në mëngjesin e sotëm, në lagjen Lakërishte të Prishtinës. Arsye duket të ketë qenë biznesi.

Një kacafytje mes dy taksistëve ilegal ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në lagjen Lakërishte të Prishtinës.

Klan Kosova ka siguruar pamjet, kur dy vozitës taksish ilegal janë përleshur, më shumë me fjalë, mes vete.

Arsye duket të ketë qenë marrja e pasagjerëve nga njëri-tjetri me ç’rast është thyer kodi i heshtur i tyre, për të mos i ndërhyrë tjetrit në terren.

Pamjet e mëposhtme shpjegojnë vizuelisht ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat