Makina del nga rruga, humb jetën 45-vjeçarja

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga, humb jetën 45-vjeçarja

Më: 6 maj 2015 Në ora: 08:21

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi pas mesnate, në fshatin Stajka të komunës Bushat.

Mjeti tip ‘Peugeot’ me targa AA486TR me të cilën udhëtonte çifti i bashkëshortëve ka humbur kontrollin duke përfunduar në një banesë private.

Nga ngjarja ka humbur jetën Nazime Sulejmani, 45 vjeç, nga fshati Kosmaç, ndërsa bashkëshorti i saj është plagosur dhe u dërgua në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat