Fshehu kokainën pas pikturës, pranga të riut shqiptar

Kronikë e zezë

Fshehu kokainën pas pikturës, pranga të riut shqiptar

Më: 5 maj 2015 Në ora: 18:38

Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane, nën akuzën e përdorimit dhe tregtimit të drogës.

Saimir Sejdini, 24 vjec, ra në pranga më 1 maj nga polici e Norm Casarano. Gjykatësja e çështjes, Antonia Martalo e pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës të Sejdinit, Stefano Stefanelli, duke caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërsa Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për të.

Dyshimet për 24-vjeçarin shqiptar lindën pas vëzhgimit të hyrjeve dhe daljeve të shpeshta të njerëzve nga shtëpia e tij. Kjo ishte diçka e vënë re shpesh, veçanërisht pasditeve.

Pas marrjes së informacionit në mënyrë diskrete, policia kishte nisur vëzhgimin e shtëpisë së tij në Taviono, nën dyshimet se Sejdini merrej me trafik droge.

Në fillim të muajit, policia hyri në apartamentin e tij, ku zbuloi dhe sekuestroi dy qese me 80 gramë kokainë, 20 prej të cilave ishin ndarë në doza me nga 25 gramë dhe një pako me 60 gramë, të cilat ishin fshehur pas një pikture. Po ashtu, në dhomën e tij të gjumit u zbuluan dhe sekuestruan edhe 1665 Euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat