Tiranë: Një 36-vjeçar sirian dhunoi bashkëshorten shtatzënë

Kronikë e zezë

Tiranë: Një 36-vjeçar sirian dhunoi bashkëshorten shtatzënë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 15:28

Një shtetas sirian është shpallur në kërkim policor pasi ka dhunuar fizkisht bashëkshorten e tij shtatzënë, duke e goditur me grushta dhe shkelma në bark. Sipas të dhënave nga komisariati numër. 3 në kryeqytet bëhet me dije se ka nisur procedimi penal dhe është shpallur në kërkim shtetasi sirian Salim Mohamed Edl Cheikh, 36 vjeç, banues në rrugën “Urani Pano” Tiranë, me kombësi dhe shtetësi siriane, sepse bashkëshortja e tij Doha Sameer Bkour, 26 vjeç lindur në Homs, Siri dhe banuese në rrugën “Urani Pano”, pas 15 katëshit Tiranë, me kombësi dhe shtetësi siriane, ka kallëzuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, duke i shkaktuar dëmtime për shëndetin, si pasojë e të cilës i ka dëmtuar asaj fetusin prej 6-7 javësh që kishte në bark.

Nga ana e “bluve” të kryeqytetit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Sipas Informacionit rezulton se çifti sirian kishin probleme të vazhdueshme dhe se kryefamiljari nuk ishte dakort që gruaja e tij të mbante foshnjen pasi kërkonte që ta abortonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat