Gjendet e mbytur në rezervuar një 46-vjeçare, dyshohet se vuante nga depresioni

Kronikë e zezë

Gjendet e mbytur në rezervuar një 46-vjeçare, dyshohet se vuante nga depresioni

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:32

Një 46-vjeçare është gjetur e pajetë në rezervuarin e fshatit Stropan të Devollit ditën e djeshme. Burime nga policia bëjnë me dije se trupi i pajetë i I.S u nxor nga polumbarët. Nga këqyrja e kufomës nuk kanë rezultuar shenja dhune çka bën sipas policisë që të dyshohet që gruaja të jetë mbytur. Nga hetimet paraprake dyshohet se 46-vjeçarja vuante nga depresioni.

“Nga ana e Specialistëve të Seksionit kundër Krimeve ,në Komisariatin e Policisë Devoll, më datë 04.05.2015 , në rezervuarin e fshatit Stropan-Devoll, është gjetur e mbytur shtetasja : I.S , 46 vjeç, banuese në fshatin Baban. Trupi i pajetë i saj është nxjerrë nga Polumbarët e Forcave Renea. Nga kqyrja e kufomës nuk rezultojnë shenja dhune. Shkaku i vetmbytjes dyshohet për shkaqe depresive. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.”- njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat