20-vjeçari vetëvritet për dashurinë (Foto)

Kronikë e zezë

20-vjeçari vetëvritet për dashurinë (Foto)

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:24

Adoleshenti ka zgjedhur t’i jap fund jetës, pas ndarjes me të dashurën e tij. Dashuria e tij për një femër duket se i ka kushtuar jetën të riut, i cili i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 7 i një godine.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, rreth orës 15:00 të mesditës. Sipas mediave lokale, viktimë ka mbetur 20-vjeçari Visian Llaçini, me vendbanim në Libohovë, i cili pësoi vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje mbërriti ambulanca për të transportuar trupin e pajetë të viktimës drejt spitalit të qytetit. Ndërkohë që policia vijon hetimet, për të zbardhur motivet e vërteta të ngjarjes. Pak para kësaj ngjarje të rëndë, i riu mësohet se ka shpërndarë një status në “Facebook”, ku shpreh fjalën e tij të fundit, ku në qendër të saj është një histori dashurie.

"Vajza bëni mirë t’i besoni kur një djalë thotë se jap dhe për ty ...Vëllai im të dua shumë fort. Ti je bosi im, ti je njësh, unë të dua shumë, të dua pafund, ti je diell ...të dua shumë vëlla ...Aldo bosii ...Familja ime iu dua pafunddd ..Ti mami dhe ty babi jeni gjëja më shtrenjtë për mua ..ju dua pafund ..Dhe mos u mërzitni për muaa ... Misioni im kaq ishte mbaroi. Unë tani duhet të iki. Ju kërkoj falje ..Qëllimi im këtu ka mbaruar ..Përshëndes gjithë shokët e mi ...Përshëndetje çuna, përshëndes shoqet e mia. Për mua kaq ishte ......Allahu Ekber ...Lamtumirrrr ....", shkruhen në profilin e 20-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat