Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën një 58-vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën një 58-vjeçar

Më: 4 maj 2015 Në ora: 08:16

Një 58-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti rrugor në Rrugën e Kombit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Reps.


Burime nga policia e Mirditës bëjnë me dije se Gjovalinë Gjoni është përplasur nga një furgon mallrash, ndërsa goditjet kanë rezultuar fatale për të. Të njëjtat burime deklaruan se viktima, nga fshati Kryezi i Pukës, ishte duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga mjeti.


Sapo u njoftuan për ngjarjen forca të shumta policore mbërritën në vendin e aksidentit dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat