Gjendet një mjet i pashpërthyer në Kamenicë

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Kamenicë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 14:44

Policia e Kosovës raporton se dje rreth orës 18:20 ka marrë informacione për një mjet të pashpërthyer në Kamenicë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-i të cilët, sipas policisë kanë konstatuar se bëhet fjalë për mjetin e llojit A-4.

Policia raporton se mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi i ngjarjes përderisa nuk raportohet për ndonjë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat