Arrestohet në Morinë një 40-vjeçar nga Kosova, ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje

Kronikë e zezë

Arrestohet në Morinë një 40-vjeçar nga Kosova, ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje

Më: 3 maj 2015 Në ora: 12:03

Policia e Kukësit ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Burime zyrtare bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi kosovar Admir Islamaj, banues në Deçan.

Islamaj u ndalua nga Policia Kufitare në Morinë dhe i është dorëzuar autoriteteve policore kosovare. Gjykata e Pejës kishte dhënë në vitin 2010 arrest me burg për 40-vjeçarin, pasi akuzohet për “Vrasje” të kryer në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat