Kanabis dhe armë në banesë, arrestohet

Kronikë e zezë

Kanabis dhe armë në banesë, arrestohet

Më: 2 maj 2015 Në ora: 23:20

Një shtetas u arrestua sot në mbrëmje pasi iu gjet lëndë narkotike kanabis.

Ardian Tufa u arrestua në banesën e tij në Babrru nga efektivët e komisariatit numër 5, pasi në banesën e tij janë gjetur disa kubikë me kanabis. Sipas policisë në banesën e Ardian Tufës është gjetur përveç kubikëve të kanabisit edhe një armë.

Në momentin e arrestimit Tufajt i janë gjetur tre kubikë me kanabis ndërsa pas kontrollit policia ka gjetur në banesë dhe në tarracë edhe disa kubikë të tjerë me lëndë narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat