Nusja denoncon për dhunë burrin dhe prindërit e tij

Kronikë e zezë

Nusja denoncon për dhunë burrin dhe prindërit e tij

Më: 2 maj 2015 Në ora: 10:20

Në qytetin e Korçës, nusja ka denoncuar për dhunë burrin dhe prindërit e tij, e në lidhje me këtë çështje është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, ndërsa për të akuzuarit si dhunues vijojnë hetimet.

27 vjeçarja me inicialet F.S., me banim në fshatin Belorta të Korçës, denoncoi dje në polici bashkëshortin e saj E.S., 36 vjeç, vjehrrin e saj E.S., 63 vjeç dhe vjehrrën N.S., 59 vjeç, për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

E reja ka deklaruar se dhuna ndaj saj vazhdonte prej kohësh, ndaj jetesa me ta ishte bërë e pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat