Gjenden katër Zolla në malin e Keqekollës

Kronikë e zezë

Gjenden katër Zolla në malin e Keqekollës

Më: 27 prill 2015 Në ora: 12:03

Policia bën të ditur se një person ka raportuar në Polici se në Keqekollë ka parë mjete të dyshuara shpërthyese.

Sipas Policisë ankuesi të dielën ka raportuar se derisa ishte në pyll ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr katër raketa krahu (zolla) ndërsa një raketë dore e kanë asgjësuar në vendin e ngjarjes në mënyrë të kontrolluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat