Vetura godet çiklistin në qendër të Prishtinës (Foto)

Kronikë e zezë

Vetura godet çiklistin në qendër të Prishtinës (Foto)

Më: 26 prill 2015 Në ora: 19:02

Një veturë e tipit Pasat, ka goditur një çiklist që të dielën po lëvizte nëpër rrugën “Agim Ramadani”, përball Kuvendit të Kosovës.

Dëshmitarët bëjnë me dije se nga ky aksident çiklisti ka mbetur i lënduar lehtë.

Fotografitë i ka postuar në Facebook faqja “Çiklistët e Prishtinës”.

Kryeqyteti nuk ka shteg për biçikleta, ndërkohë që përdorimi i këtij mjeti po bëhet gjithnjë e më shumë i përdorshëm, sidomos nga të rinjtë.

Duhet kujtuar se aksidente me biçikleta në Prishtinë kanë ditur të jenë fatale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat