Vushtrri: Një person humb jetën derisa po punonte në shtyllë elektrike

Kronikë e zezë

Vushtrri: Një person humb jetën derisa po punonte në shtyllë elektrike

Më: 25 prill 2015 Në ora: 19:49

Një person ka humbur jetën në fshatin Novolan të Vushtrrisë, derisa ishte duke punuar në një shtyllë të energjisë elektrike.
Rastin për veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se bëhet fjalë për një person të moshës 28-vjeçare.

“Një person është sjellë në Qendrën Mjekësore Emergjente në Vushtrrisë, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi i sjellë është pa shenja jete. Policia këtë rast është duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë”, thotë Zahiti.

Personi që ka gjetur vdekjen në kohën po punonte në shtyllë elektrike është F. Isa, ndërsa ngjarja me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat