Gjendet i pajetë në autostradë 60-vjeçari

Kronikë e zezë

Gjendet i pajetë në autostradë 60-vjeçari

Më: 25 prill 2015 Në ora: 08:56

Një 60-vjeçar u gjet i pajetë në autostradën Lezhë-Laç. Sipas burimeve policore, viktima është identifikuar si shtetasi Gëzim Sula, banues në lagjen “SMT” në qytetin e Lezhës.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 60-vjeçari Sula mund të jetë goditur nga ndonjë automjet gjatë natës.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat