Kamioni bie nga 40 metra lartësi, humb jetën drejtuesi 27-vjeçar

Kronikë e zezë

Kamioni bie nga 40 metra lartësi, humb jetën drejtuesi 27-vjeçar

Më: 24 prill 2015 Në ora: 18:46

Një 27-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme një aksident automobilistik të ndodhur në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në vendin e quajtur Ura e vjetër e Rrepsit. Viktimë e këtij aksidenti është Fatmir Regji, 27 vjeç, i cili drejtonte një kamion tip IFA pa targa të ngarkuar me bar.

Kamioni ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash. Për pasojë 27- vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Polica po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat