Tentoi të kalonte ilegalisht në kufi 4 romë, arrestohet 37-vjeçari në Kapshticë

Kronikë e zezë

Tentoi të kalonte ilegalisht në kufi 4 romë, arrestohet 37-vjeçari në Kapshticë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:41

Një person është arrestuar me akuzën se po tentonte të kalonte në mënyrë të paligjshme 4 shtetas në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë. I arrestuari është Altin Rustemi, 37 vjeç banues në Korçë.

Policia njofton se në mjetin e Rustemit ndodheshin 4 shtetas të komunitetit rom, të cilët kanë pranuar se ishin nisur drejt Gjermanisë për të kërkuar azil ekonomik.

Kështu, 37 vjeçari akuzohet për veprën penale “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat