Shkodër, policia asgjëson 400 rrënjë kanabis sativa

Kronikë e zezë

Shkodër, policia asgjëson 400 rrënjë kanabis sativa

Më: 23 prill 2015 Në ora: 21:37

Policia e Shkodrës ka gjetur në një zonë të shpyllëzuar, të fshatit Mazrrek rreth 270 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Ato varionin me lartësi 13 – 20 cm.

Gjithashtu po si rezultat i kontrollit po në këtë parcelë, u gjet dhe një serë e vogël me 130 kubik me bimë narkotike të llojit marijuanë. Ato kishin një lartësi 5 – 7 cm. Burimet bëjnë me dije se po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në total shuma e bimëve narkotike të gjetura nga policia shkon në 400. Ato u asgjësuan me anë të djegies. Aksioni për identifikimin e zonave të mbjella me kanabis është bërë në kuadër të zbatimit të Plan-Veprimit të ardhur nga Policia e Shtetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat