Arrestohet shkodrani që kërkohej për vrasje

Kronikë e zezë

Arrestohet shkodrani që kërkohej për vrasje

Më: 23 prill 2015 Në ora: 18:59

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Në pranga ka rënë shtetasi Mirian Margjokaj, banues në Komunën e Velipojës.

I riu akuzohet nga Prokuroria e Shkodrës për “vrasje” në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë, për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.

Dyshohet se në prill t vitit të kaluar 27-vjeçari ka qëlluar më armë zjarri pistoletë në një lokal në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër në drejtim të dy pronarëve dhe të kamarierve për motive të dobëta.

Përveç kësaj, i riu rezulton me precedentë penalë pasi në 2009 është dënuar nga gjykata me 2 vjet e 6 muaj burg për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat