Përplasje me armë në një lokal nate, plagosen tre persona

Kronikë e zezë

Përplasje me armë në një lokal nate, plagosen tre persona

Më: 21 prill 2015 Në ora: 09:27

Tre të rinj kanë mbetur plagosur, pas një sherri të ndodhur në një lokal nate në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së të martës, rreth orës 1 e 30.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit.

Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i treti ka marrë dëmtime të lehta.

Policia ka shoqëruar tre persona të dyshuar nga lagjia 14 Shkozet, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake, rezulton se sherri mes të rinjve nisi për motive të dobëta. Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur edhe një thikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat