Italiania sulmon me acid ish-të dashurit

Kronikë e zezë

Italiania sulmon me acid ish-të dashurit

Më: 20 prill 2015 Në ora: 19:04

Një 23-vjeçare italiane kishte vendosur që të sulmonte me acid ish-të dashurit e saj, si një mënyrë për t’u ‘pastruar’ nga ndjenjat e fajit. Prokuroria e Milanos nisi një hetim për Martina Levato dhe të dashurin e saj gjerman Alexander Boettcher, 30 vjeç.

Të dy kishin planifikuar që sulmonin me lëngë djegës partnerët me të cilët ishte lidhur më parë e reja, përfshirë edhe ata me të cilët kishte shkëmbyer vetëm një puthje.

23-vjeçarja, studente e Universitetit privat Bocconi në Milano, ishte përpjekur më herët që të dëmtonte organin gjenital të një mashkulli, në makinën e tij në maj të 2014-s.

“Daily Mail” raporton se, çifti u arrestua më 28 dhjetor të vitit të kaluar me dyshimin se kishte hedhur acid në fytyrën dhe në trupin e ish-të dashurit të saj, Pietro Barbini. 22-vjeçari pësoi djegie të shkallës së tretë dhe dëmtim në syrin e djathtë.

Lovato dëshmoi se do të bënte diçka të keqe për Boettcher, i cili i kërkoi të hartonte një listë me ish-të dashurit.

Një nga planet e tyre të ardhshme ishte një udhëtim në janar në Londër, për të sulmuar një person që flirtoi me Levaton në Ibiza. Bashkëpunëtori i tyre Andrea Magnani, 32 vjeç, u arrestua në shkurt dhe pritet të përballet me akuzat, ndërkohë që çifti ndodhet në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat