Arresohet në kufi me një thes me marijuanë

Kronikë e zezë

Arresohet në kufi me një thes me marijuanë

Më: 20 prill 2015 Në ora: 09:40

Një person ka rënë në pranga mbrëmjen e djeshme, pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike në kufi. Shtetasi Burno Nikaj, 25 vjeç, banues në fshatin Hot, të Malësisë së Madhe u arrestua në Shkodër, në zonën e kufirit të gjelbër me Malin e Zi.

Nikaj u kap në afërsi të vijës kufitare në Hot, në vendin e quajtur “Kalas”, teksa po tentonte të trafikonte me një thes plastmasi drejt Malit të Zi, një sasi prej 13 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa.

Në çantë, ai kishte 13 pako me peshë 1 kilogramë, gjithsej 13 kilogramë lëndë narkotike. Lënda narkotike u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat