E pazakontë/ Vjehrra 57-vjeçare rreh dhëndrin në mes të rrugës, dënohet me një vit burg

Kronikë e zezë

E pazakontë/ Vjehrra 57-vjeçare rreh dhëndrin në mes të rrugës, dënohet me një vit burg

Më: 19 prill 2015 Në ora: 20:46

Zakonisht ndodh e kundërta.

Por, në Tirana ka ndodhur një rast i pazakontë.

Një 57-vjeçare ka rrahur dhëndrin e saj në mes të rrugës.

Adelina Naçe e kishte qëlluar dhëndrin me një mjet të fortë në hije dhe krah, duke i lënë edhe shenja.

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në sy të vajzës 2-vjeçare të viktimës, i cili e ka denoncuar atë në polici.

57-vjeçarja është gjykuar dhe dënuar me 1 vit burg.

Por, gjykata e ka pezulluar dënimin.

Ajo do të qendrojë në liri me kusht për 2 vite dhe në rast se gjatë kësaj periudhe kryen ndonjë vepër penale, do të përfundojë në burg për të kryer dënimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat