Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, s'ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, s'ka të lënduar

Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:49

Një aksident automobilistik ndodhi gjatë pasdites së kësaj të diele në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës.

Një automjet tip “Benz” u përplas me një automjet me targa të Kosovës. Nga të dhënat e para fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia e cila mbërriti në vendngjarje, nisi hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe rrethanave të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat