Tragjedi! Shqiptari vret me thikë në mes të Londres shqiptarin Asim Marku

Kronikë e zezë

Tragjedi! Shqiptari vret me thikë në mes të Londres shqiptarin Asim Marku

Më: 18 prill 2015 Në ora: 22:56

Goditet me thikë për vdekje në Londër shqiptari Asim Marku, arrestohet autori një tjetër shqiptar, i cili akuzohet nga Scotland Yard për vrasje. I arrestuari është Hysni Avdyli, 43 vjeç, i cili mbrëmjen e të enjtes 16 Prill, goditi me thikë 34-vjeçarin shqiptar Asim Marku, i cili ndërroi jetë në spital.

Vrasja e Asim Markut siç njoftojnë mediat lokale, ndodhi në lokalin “La Dolce Vita” në Lindje të Londrës. Detektivët që po hetojnë këtë vrasje kanë deklaruar se besojnë për një grindje të disa orëve më parë, e cila përfundoi në vrasje. Gazeta “The Guardian” e zonës në faqen online shkruan se pronar i lokalit ku ndodhi vrasja, është Myrteza Hilaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat