Veriu i Kosovës: Aksident i rëndë, vdes një person

Kronikë e zezë

Veriu i Kosovës: Aksident i rëndë, vdes një person

Më: 18 prill 2015 Në ora: 21:43

Në rrugën Mitrovicë-Zveçan, sonte rreth orës 19 ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni në të cilin ka mbetur i vdekur një person, kurse janë lënduar se paku edhe dy persona tjerë.

Kirurgu kujdestar, Zvonko Radosavljeviq ka thënë se njëri nga tre personat e lënduar ka ndërrua jetë, kurse personi i dytë ka marrë lëndime të rënda ortopedike, derisa personi i tretë ka lëndime në gjoks.

Ka ardhur deri të ndeshja direkte e dy veturave të udhëtarëve, veturës së markës “Jugo” në të cilën sipas fjalëve të dëshmitarëve ishin dy persona, dhe xhipit.

Komunikacioni ndërmjet Mitrovicës dhe Zveçanit është ndërprerë, kështu që është formuar kolonë e gjatë e veturave, derisa janë lëshuar në qarkullim disa rrugë alternative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat