Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në lumin Ibër

Kronikë e zezë

Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në lumin Ibër

Më: 18 prill 2015 Në ora: 17:21

Një trup i pajetë është gjetur dje rreth orës 15:15 minuta në lumin Ibër afër Zveçanit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i cili ishte zhdukur më 1 prill.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka treguar se nuk bëhet fjalë për 18 vjeçarin Sead Alushi, por është gjetur trupi i pajetë i serbit Dragan Dejanoviq nga Gojbula e Vushtrrisë.

“FSK ka gjetur trupin e pajetë të një serbi nga fshati Gojbulë, i cili ishte zhdukur më 1 prill, e të cilin ia kanë dorëzuar policisë, ku më pas familjarët e tij e kanë identifikuar”, ka thënë Bahtiri, duke treguar se kërkimet për Sead Alushin të zhdukur ditë më parë po vazhdojnë akoma dhe nuk do të ndalen derisa të gjendet.

“Ne sot mbajtën takimin e radhës të Shtabit të Emergjencës të krijuar pas zhdukjes së Sead Alushit, ku morën pjesë Policia e Kosovës, FSK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i, por deri më tash nuk ka asnjë informacion i cili do të zbardhte fatin e tij. Kërkimet janë duke vazhduar me katër barka dhe një dron, mirëpo sot për shkak të motit me shi droni nuk ka mundur të operojë”, thotë Bahtiri.

Ai tregoi se në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës ka kërkuar nga EULEX-i përgjigje në lidhje me dëshmitarët e rastit, pasi që familjarët e të zhdukurit po dyshojnë në vërtetësinë e deklaratave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat