Shqiptari kapet me 10 kg kanabis në Britani

Kronikë e zezë

Shqiptari kapet me 10 kg kanabis në Britani

Më: 17 prill 2015 Në ora: 17:10

Një shtetas shqiptar, i cili ka pranuar se ka hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme, u paraqit sot në gjyq, pasi iu gjetën 10 kg kanabis.

Edison Hoxha, 24 vjeç, u arrestua nga policia mbrëmjen e 15 prillit. Ai ishte duke udhëtuar me një automjet dhe me vete kishte dy çanta me kanabis.

Arrestimi i shqiptarit u bë në Plajmuth. Sipas prokurorit të çështjes, Hoxha ishte duke udhëtuar me taksi, ndaj përjashtohet mundësia që çantat me kanabis të ishin të taksistit.

Sipas prokurorit kanabisi i gjendur në çantat e Hoxhës ka një vlerë që sillet ngas 30 mijë paund deri në 100 mijë paund. Por nga ana tjetër, Hoxha u vetëshpall fajtor për hyrje të paligjshme në Britani, ndërsa nuk pranoi se çantat ishin të tijat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat